Facebook Youtube
Albanian
Refugees welcome
Informacion për përdorimin e autobusit dhe trenit
Mirë se vini në Verkehrsverbund Rhein-Ruhr (VRR) (Shoqëria e Transportit Rain-Rur). Këtu gjeni shumë mjete të transportit publik: trena rajonalë, trena suburbanë (S-Bahn), metro (U-Bahn), tramvaje dhe autobusë. Ky informacion do t’ju ndihmojë për përdorimin e këtyre mjeteve.
Si ta planifikoj udhëtimin?
Çdo autobus dhe çdo tren/tramvaj ndalon, në një interval të rregullt, në ndalesa të caktuara që ndodhen përgjatë një linje. Në çdo ndalesë mund të gjeni iteneraret e udhëtimeve. Ato përmbajnë informacione për linjat që ndalojnë në ndalesën e caktuar.

Përveç kësaj, mund ta planfikoni udhëtimin me ndihmën e aplikacionit “VRR App” ose planifikuesit të itinerareve në adresën http://vrr.de/en. Aty gjeni informacione për mjetin e transportit që mund të përdorni, për kohëzgjatjen e udhëtimit dhe llojin e biletës që ju nevojitet për udhëtimin. Pasi të keni planifikuar udhëtimin, duhet të pajiseni edhe me një biletë të vlefshme.
Blerja e biletës:
Vini re: Para se të nisni udhëtimin, duhet të pajiseni me biletë të vlefshme për secilin udhëtim! Fëmijët deri në dhe përfshirë 5 vjeç udhëtojnë falas. Fëmijët nga 6-14 vjeç paguajnë 1,60 €.
Biletat blihen si më poshtë:
  • nga shoferja ose shoferi
  • në automatët e biletave që ndodhen nëpër ndalesa (në disa raste është e mundur blerja e biletës brenda mjeteve të udhëtimit)
  • në stacionet e trenit
  • në Qendrën e Klientit
  • nach oben
    Për ta pasur më të lehtë përdorimin e automatëve të biletave, zgjidhni ndëmjet disa gjuhëve të instaluara në këta automatë. Për udhëtime të veçanta mund të përdorni biletat “EinzelTicket” (biletë për një udhëtim). Këto bileta janë të vlefshme që nga vendi i nisjes së udhëtimit deri në destinacion. Për udhëtimin e kthimit duhet të blini një biletë të re. Nëse ju duhet të bëni disa udhëtime, ju sugjerojmë përdorimin e biletës “4erTicket” (biletë për shumë udhëtime), me të cilën do të kurseni shpenzimet krahasuar me përdorimin e biletës “EinzelTicket”.

    Vini re: Para nisjes së udhëtimit bileta duhet të shënohet. Ju lutemi, shënojeni biletën siç tregohet në figurë, duke e futur në pajisjen e shënimit. Në momentin që bileta është shënuar, do të dëgjohet një sinjal. Udhëtimi pa biletë të vlefshme konsiderohet i papaguar, kështu që në rast kontrolli jeni të detyruar të paguani një tarifë të shtuar transporti prej të paktën 60 €.
    nach oben
    Si ta përdor autobusin dhe trenin/tramvajin?
    Autobusi:
    Hipni në autobus nga dera e përparme, pranë shoferit, duke i treguar biletën. Nëse nuk keni biletë, tregojini shoferit vendin e destinacionit ose çmimin që kërkohet dhe blijeni biletën nga ai.

    Treni/tramvaj:
    Këtu mund të përdorni secilën nga dyert për të hipur dhe për të zbritur. Para se të hipni në tren/tramvaj, duhet të blini biletën dhe ta shënoni: si rregull, në fillim lejoni të zbresin njerëzit, pastaj mund të hipni!

    Hipja në mjetet e transportit bëhet vetëm në ndalesa. Nëpërmjet ekraneve të informacionit ose lajmërimeve me zë brenda mjeteve të transportit do të informoheni për ndalesën e radhës. Nëse dëshironi të zbrisni në atë ndalesë, shtypni butonin STOP. Mjeti në të cilin udhëtoni do të ndalojë në ndalesën e radhës. Hapja e dyerve bëhet automatikisht sapo mjeti të ketë ndaluar plotësisht lëvizjen në ndalesë dhe pasi të keni shty pur butonin STOP që ndodhet në tubin mbajtës pranë derës.
    Informacion shkarkim